Kuzhina që e shihni në 3D para se ta porosisni.
Na dërgoni masat ose një skicë. Ju bëjmë planin 3D me çmim, vijmë për matje në shtëpi dhe e montojmë me ekipin tonë.
Çka bëjmë
Çdo mobilje bëhet sipas masave të hapësirës suaj – nga kuzhina deri te dollapi nën shkallë.
Nga skica te kuzhina e montuar
Katër hapa – dhe ju e dini gjithmonë se ku jemi.
Na dërgoni masat
Një skicë me dorë, foto e hapësirës ose masat e mureve – në WhatsApp ose këtu në faqe.
Plani 3D me çmim
E shihni kuzhinën në 3D, e ndryshoni bashkë me ne dhe merrni ofertën në PDF.
Matja në vend
Vijmë në shtëpi, i masim saktë muret dhe zgjedhim materialet bashkë.
Prodhimi dhe montimi
E prodhojmë në punëtori dhe e montojmë me ekipin tonë – me 2 vjet garanci.
Planifikimi 3D – për çdo klient
Me planifikuesin tonë 3D e ndërtojmë kuzhinën tuaj sipas masave, me fronte, pllakë, LED dhe pajisje. Ju e shihni nga çdo kënd – edhe në telefon, me një link.
- Katër propozime automatike nga masat tuaja
- Mbi 200 dekore për frontet dhe pllakat
- Plani i instalimeve për ujë, rrymë dhe aspirator
- Oferta në PDF dhe nënshkrimi në telefon


Modele të zgjedhura
Çdo model përshtatet me masat dhe ngjyrat tuaja.
Kuzhina me pajisje – në një ofertë
Zgjidhni paketën e pajisjeve. Çmimi është orientues – na thirrni për modelet e sakta.




