Faqja profesionale e kompanisë tënde – me shop, planifikues 3D dhe CRM.
Për prodhuesit e kuzhinave dhe mobiljeve në Kosovë. Ne e ndërtojmë faqen me shabllonin tonë, e lidhim me planifikuesin e shpejtë 3D dhe me CRM-në për kërkesat, porositë dhe punonjësit – dhe të tregojmë në shqip si funksionon.


MobiljeTipp Partner në 30 sekonda
Faqja jote me shop, planifikuesi 3D, CRM dhe llogaritë për ekipin – shiko si duket.
Planifikuesi 3D: 65 €/muaj ose 590 € për 12 muaj + 120 € instalim · Paketi Web + PC + Faqja: 1.499 € nga 01.12.2026.
Çka përfshihet
Një paketë – gjithçka që i duhet një punëtorie mobiljesh për të marrë dhe për të kryer porosi online.
Faqe profesionale me nënfaqe
Ballina, produktet, projektet, planifikuesi 3D, rreth nesh, kontakti – me logon, ngjyrat dhe fotot e tua. Në kompjuter dhe në telefon.
Shop me produktet e tua
Produktet sipas kategorive, faqe për çdo model, lista e ofertës për klientin dhe paketat e pajisjeve me çmim orientues.
Planifikuesi i shpejtë 3D
Në panel për ty dhe punonjësit: nga masat ose skica te plani 3D me ofertë PDF. Në faqe klienti dërgon skicën – ti merr kërkesën.
CRM për kërkesat dhe porositë
Çdo kërkesë nga faqja, WhatsApp ose telefoni: kërkesë e re → plan 3D → ofertë → matje → prodhim → montim, me përgjegjës.
Punonjësit dhe porositë
Nën-llogari për shitës dhe montues. Secili sheh vetëm atë që i duhet – montuesi planin pa çmime, adresën dhe terminin.
Video-udhëzime në shqip
Video të shkurtra për çdo hap: planifikimi, oferta, CRM, punonjësit dhe si shtohen produktet.
Planifikuesi i shpejtë 3D
Ai që e bën ndryshimin: klienti sheh kuzhinën para se të porosisë, ti e bën ofertën në pak minuta. Planifikuesi punon në panel – për ty dhe ekipin tënd.
- Katër propozime nga masat ose nga foto e skicës – I, L, U ose me ishull
- Masa në centimetër; dollapët zgjerohen majtas, djathtas ose në të dyja anët
- 212 dekore me kod, sistemi Gola, vitrina xhami me LED, aspirator në dollap
- Plani i instalimeve dhe kontrolli i përplasjeve – pa gabime në montim
- Oferta PDF me ose pa çmim, me paketat e pajisjeve dhe fusha për nënshkrim
- Link për klientin: e sheh planin në telefon, zgjedh terminin dhe nënshkruan
- Video-turë 9:16 dhe 16:9 me çmim dhe QR – gati për Instagram dhe TikTok
- Për punëtorinë: plan teknik, lista e pjesëve, planet e prerjes
Llogaria demo e planifikuesit nuk është publike – demon ta tregojmë me kërkesë, në Google Meet ose në vend.

Shiko si duket
Faqja demo «Mobileri Arti» – me emrin, logon dhe produktet e tua duket kështu.
Çmimi
Një paketë, dy mënyra: me partneritet 390 € (vetëm për 20 partnerët e parë), pa partneritet 700 €. Përmbajtja dhe shërbimi janë të njëjta.
MobiljeTipp Partner
Kursen 310 €, sepse bëhesh partner i MobiljeTipp:
- Tipp Solutions ka qasje në produktet e tua dhe ua tregon klientëve të MobiljeTipp
- Tipp Solutions mund t’i përdorë shërbimet e tua për klientët e saj (kërkesa, porosi, montim) – porositë i merr ti
- Mbetesh pronar i faqes, produkteve dhe çmimeve të tua
Nëse partneriteti nuk respektohet, vlen çmimi i plotë 700 € – diferenca prej 310 € faturohet.
- Faqe profesionale me nënfaqe dhe shop
- Planifikuesi i shpejtë 3D në panel – i përfshirë kur hostimin e merr Tipp Solutions
- CRM për kërkesat dhe ndjekjen e lead-eve
- Menaxhimi i porosive dhe nën-llogari për punonjësit
- Video-udhëzime në shqip
- Artikujt e planifikuesit MobiljeTipp të përfshirë
MobiljeTipp Website + Planifikues
E njëjta paketë, e njëjta përmbajtje – pa detyrime. Produktet dhe shërbimet e tua mbeten vetëm te ti; MobiljeTipp nuk të sjell klientë.
- Faqe profesionale me nënfaqe dhe shop
- Planifikuesi i shpejtë 3D në panel – i përfshirë kur hostimin e merr Tipp Solutions
- CRM për kërkesat dhe ndjekjen e lead-eve
- Menaxhimi i porosive dhe nën-llogari për punonjësit
- Video-udhëzime në shqip
- Artikujt e planifikuesit MobiljeTipp të përfshirë
Produktet dhe artikujt shtesë
Deri 50 produkte me foto dhe tekst – i fusim ne në shop.
Ose falas: i shton vetë në panel me udhëzimin hap pas hapi.
Artikujt që janë në planifikues janë të përfshirë. Çka duhet ndërtuar posaçërisht, paguhet veç.
Të gjitha çmimet në euro. Kontrata dhe fatura nga Tipp Solutions SH.P.K., Lipjan.
Si fillojmë
Rezervo vendin
Plotëso formularin ose na thirr. E konfirmojmë vendin tënd nga 20.
Takimi
Në Google Meet ose në vend: logo, ngjyrat, produktet, fotot dhe çmimet për metër.
Ne e ndërtojmë
E ngremë faqen me shopin, e lidhim planifikuesin dhe CRM-në, i hapim llogaritë e ekipit.
Trajnimi dhe fillimi
Video-udhëzimet në shqip dhe një kalim bashkë. Pastaj faqja shkon online.
Pyetje
Çka ndryshon mes 390 € dhe 700 €?
Asgjë në paketë. 390 € paguan kush bëhet partner i MobiljeTipp: Tipp Solutions ka qasje në produktet e tij dhe mund t’i përdorë shërbimet e tij për klientët e MobiljeTipp. Pa partneritet e njëjta paketë kushton 700 €. Çmimi i partnerit vlen për 20 partnerët e parë. Nëse partneriteti nuk respektohet, paguhet çmimi i plotë 700 €.
A është planifikuesi 3D i përfshirë në çmim?
Po – te 390 € si te 700 €, përderisa hostimin e faqes e merr Tipp Solutions. Nëse dëshiron ta hostosh faqen vetë, planifikuesi llogaritet veç.
Si futen produktet në shop?
Artikujt që janë tashmë në planifikuesin MobiljeTipp i ke menjëherë. Produktet e tua: për 100 € i fusim ne deri 50 produkte me foto dhe tekst, çdo produkt shtesë 0,50 € – ose i shton vetë në panel, me udhëzim hap pas hapi.
Më duhen artikuj të veçantë në planifikues?
Artikujt e planifikuesit janë të përfshirë. Çdo artikull i ri që duhet ndërtuar posaçërisht paguhet veç, sipas marrëveshjes.
A mund ta provoj planifikuesin?
Po – demon e planifikuesit ta tregojmë me kërkesë, në Google Meet ose në vend, me planin e një klienti tënd. Faqen demo me shopin dhe panelin mund ta shohësh menjëherë.
Kush e bën instalimin?
Ne – Tipp Solutions në Lipjan. Ti na jep logon, fotot dhe çmimet; ne e ndërtojmë dhe ta tregojmë si punon.
Rezervo vendin tënd
Të thërrasim sa më shpejt dhe e konfirmojmë vendin. Pa detyrim.


