Kuzhina juaj në 3D – para çdo porosie
Ne e planifikojmë kuzhinën me planifikuesin profesional 3D të MobiljeTipp. Ju na jepni masat – ne ju tregojmë si do të duket, sa kushton dhe çka duhet për instalim.
Dërgo skicën

Çka bën planifikuesi për ju
- Nga masat e mureve ose nga një foto e skicës krijohen katër propozime – në I, L, U ose me ishull.
- Masat në centimetër, dollapët zgjerohen majtas ose djathtas, fqinjët përshtaten vetë.
- Fronte, pllaka dhe ballore nga mbi 200 dekore; doreza, Gola ose pa doreza.
- Vitrina xhami me LED, kolona deri në tavan, aspirator në dollapin sipër.
- Pajisjet vendosen sipas planit të instalimeve: ujë, 380 V, priza, gaz, dalja e ajrit.
- Kontrolli automatik: asnjë dollap që përplaset, asnjë hapësirë e humbur.
- Oferta në PDF – me ose pa çmim – dhe faqja me paketat e pajisjeve.
- Link për telefonin tuaj: e rrotulloni planin, zgjidhni termin dhe nënshkruani.
- Video-turë e kuzhinës në format vertikal dhe horizontal.
- Për punëtorinë: plan teknik, lista e pjesëve dhe planet e prerjes.
Dërgo skicën ose masat
Mjafton një skicë me dorë me gjatësitë e mureve. Shënoni ku janë dritarja, dera, uji dhe rryma – ne ju kthejmë përgjigje me planin 3D.
