MobiljeTipp
Produkti

Efikasiteti i produktit: nga skica te montimi, pa humbje

MobiljeTipp është një platformë dhe një softuer 3D në të njëjtën kohë: klienti kërkon ofertë dhe vizaton hapësirën, prodhuesi e planifikon në 3D me çmim, klienti nënshkruan në link. Çdo hap është i shkruar, i matshëm dhe i verifikueshëm.

Kuzhinë e re? Mos e ble symbyllas.Foto dhe masat → foto me çmim orientues ± → oferta dhe plani 3D.
Mos shkruaj. Fol.Thuaje me gojë – ti e merr foton me çmim.
Si përdoret

Katër hapa – një proces i vetëm

  1. Kërkesa dhe skica

    Klienti zgjedh dhomën, shkruan masat, dërgon foto të kuzhinës që dëshiron ose e vizaton hapësirën në telefon (muret, dera, dritarja, uji, rryma). Merr menjëherë konfirmim me e-mail dhe një link personal.

  2. Dy propozime me arsyetim

    Nga skica, planifikuesi propozon vetë dy zgjidhje (p.sh. L ose U, shtrati dhe garderoba sipas derës) dhe shpjegon pse – me këshilla arkitekti për hapësirën, kalimin dhe ndriçimin.

  3. Plani 3D me çmim

    Prodhuesi e ndërton modelin në 3D me materialet nga katalogu, pajisjet dhe çmimin për metër linear. Oferta PDF me logo del në minuta – jo në ditë.

  4. Nënshkrimi, prodhimi, montimi

    Klienti e sheh planin 3D në link, komenton dhe nënshkruan digjitalisht. Pastaj matja në vend, prodhimi dhe montimi me afat të caktuar – zakonisht 3 javë.

Skica e klientit dhe dy propozimet
Pse përdoret

Sepse vizatimi në letër kushton

Masa e gabuar, çmimi «afërsisht», afati «javën tjetër» – kështu humben para dhe klientë. MobiljeTipp e zëvendëson hamendjen me plan, çmim dhe afat të shkruar. Prodhuesi punon me të njëjtat të dhëna si klienti, që nga fillimi.

  • Asnjë ofertë pa plan 3D
  • Asnjë prodhim pa masë të konfirmuar
  • Asnjë porosi pa nënshkrim dhe afat
Efikasiteti

Çka i lehtëson prodhuesit – dhe çka i lehtëson klientit

Për mobiljerin

  • Oferta në 10 minuta në vend të 2 ditëve: modeli, materialet dhe çmimi për metër janë gati – vetëm masat ndryshojnë.
  • Më pak gabime: plani i prerjes, elementet dhe pajisjet dalin nga i njëjti model 3D që klienti ka nënshkruar.
  • Klientë të rinj nga mobiljetipp.com dhe nga faqja jote – me skicë, masa dhe foto, jo me «sa kushton një kuzhinë?».
  • Pamje profesionale: oferta dhe fatura me logon tënde, 3D në link, nënshkrim digjital – klienti nuk krahason më me «punishten e lagjes».
  • CRM dhe afatet: çdo klient me status, shënime, takime dhe dokumente në një vend – asgjë nuk humbet në WhatsApp.

Për klientin

  • E sheh para se ta paguash: kuzhina, garderoba ose dhoma në 3D, me ngjyra dhe materiale të vërteta.
  • Çmimi i shkruar me TVSH, pajisjet me emër, paradhënia e qartë – pa «do ta shohim».
  • Afat i caktuar – edhe ekspres brenda 3 javësh; diaspora planifikon 4–6 javë para ardhjes.
  • Një kontakt: MobiljeTipp të kontakton sa më shpejt, partneri i verifikuar prodhon dhe monton.
  • Gjithçka në një link: oferta, komentet, nënshkrimi, fatura – edhe pas një viti.
Pse te MobiljeTipp

Pse duhet të blesh te MobiljeTipp

Sepse nuk blen «një kuzhinë nga dikush», por një proces: plan 3D, çmim i shkruar, matje në vend, afat i caktuar, nënshkrim digjital dhe një partner që MobiljeTipp e ka verifikuar – punishtja, referencat dhe cilësia. Nëse diçka nuk shkon, ke MobiljeTipp si palë të tretë, jo vetëm numrin e mjeshtrit.

Nënshkrimi digjital në link
Panel i prodhuesit me leads dhe CRM
Për kompanitë

Pse duhet të jesh partner me softuerin e MobiljeTipp

  • Shet me plan, jo me fjalë: 9 planifikues 3D (kuzhinë, garderobë, nën shkallë, dhomë gjumi, ndenje, zyrë, lavanderi, ngrënie, biznes) me 252+ modele dhe Foto reale.
  • Klientë me të dhëna: kërkesat vijnë me skicë, masa, buxhet dhe afat – ti vendos cilat i merr (lead 10 % vetëm kur porosia nënshkruhet).
  • 590 € për 12 muaj ose 65 € në muaj, 1 qasje, plus 120 € instalimi një herë – me logo, të dhënat e kompanisë, IBAN dhe çmimet e tua.
  • Nga 01.12.2026: paketi Web + PC + Faqja me shop dhe CRM (1.499 € një herë) – faqja jote profesionale me produktet sipas kategorive.
  • Rritje dhe eksport: faqja në shqip, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht – klientët e diasporës dhe tregu i Zvicrës e Gjermanisë e shohin punën tënde me plan dhe çmim.
Premtimi ynë

Çmimi është çmim. Kuzhina është kuzhinë.

Përmes kësaj platforme merr atë që kërkon: çmimin, masën dhe korrektësinë. Nuk kanë rëndësi tabelat e veturës, as veshja, as nga vjen – çmimi i shkruar në ofertë vlen për të gjithë njësoj. Oferta është e shkruar, plani është në 3D, afati është i caktuar.

  • Çmimi i shkruar – në ofertë, me TVSH, para se të fillojë prodhimi.
  • Masa e saktë – plani 3D sipas masave të tua, matja në vend nga partneri.
  • Korrektësia – afat i caktuar, nënshkrim digjital, partner i verifikuar nga MobiljeTipp.
  • I njëjti çmim për të gjithë – nga Prishtina, nga Zvicra apo nga Gjermania.

Provoje: kërkesë falas për klientët, demo live për kompanitë

Klientët: kërkesa në 2 minuta, kontakti sa më shpejt. Kompanitë: 30 minuta Google Meet dhe 24 orë test me qasje të plotë.