Pse të blesh te partnerët e MobiljeTipp?
Jo vizatim në letër, por plan 3D, çmim i shkruar dhe afat i caktuar – edhe ekspres. Shiko videon (1:44).

Gjithçka sipas planit
Shumë punishte punojnë ende me vizatim në letër dhe nervozohen kur kërkon plan. Te partnerët e MobiljeTipp e sheh kuzhinën, garderobën ose dhomën në 3D para se të prodhohet – me masat e sakta, materialet me emër nga katalogu dhe çmimin e shkruar.

Ti e cakton afatin – edhe EKSPRES
Në kërkesë shkruan datën kur të duhet, dritaren e montimit (paradite, pasdite, fundjavë, jashtë orarit) dhe nëse je me nxitim e shënon si porosi ekspres. Partneri e sheh si EKSPRES dhe planifikon prodhimin dhe montimin me prioritet.

Së pari digjital, pastaj në punishte
Planin e sheh në telefon ose laptop. Pastaj shkon te partneri dhe i prek mostrat: frontet EVOGLOSS, pllakat kompakt, gurin, dorezat, LED-in dhe pëlhurat e sofave – të njëjtat që i ke parë në 3D. Ndryshon çka të duash, oferta përditësohet.

Shtëpi dhe biznes – sipas degës dhe stilit
Kuzhina, dhoma gjumi dhe fëmijësh, garderoba, mure TV me sofa, dhoma ngrënie, lavanderi, zyra – dhe lokale biznesi: barbershop, zyrë arkitekture, agjenci imobiliare, sallë multifunksionale. 113 modele në 9 planifikues, secili sipas masave të tua.

Blerësi dhe prodhuesi – në një vend
Blerësi merr planin, çmimin, afatin dhe vlerësime reale. Prodhuesi merr një porosi të qartë me plan, afat dhe materiale nga katalogu. Pas montimit vlerëson cilësinë, afatin, komunikimin dhe transportin – edhe nga diaspora. Gjithçka e përshtatur, për të gjithë.
Kërko ofertë falas – deri 3 kompani të verifikuara
Falas dhe pa detyrime. Kompanitë në qytetin tënd të dërgojnë ofertë me plan dhe pamje 3D.