Mobilje në 3D. Oferta për 5 minuta.
Kuzhina me ishull, dhoma gjumi, garderoba deri në tavan, dollapë nën shkallë, mure TV dhe zyra: vizatoje, ndrysho çdo element para klientit në 3D, krijo foto reale dhe dërgoja ofertën si PDF.

Për çdo dhomë që e prodhon
Secili planifikues ka modele të gatshme, masa sipas hapësirës, dyer që hapen në 3D, listë pjesësh dhe çmim me çmimet e tua.

Kuzhina
Formë I, L, U dhe ishull. 10 kuzhina komplete, frigoriferë Side-by-Side, dyer me xham, foto reale dhe plan prerjeje.
Shiko planifikuesin →
Garderoba dhe nishet
Në mur, në nishe deri në tavan ose nën kulm të pjerrët. Dyer me krah, rrëshqitëse me pasqyrë ose të hapura.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e gjumit
Shtrat 90–200 me kokë të tapicuar, panel ose lamela, komodina të varura, garderobë anash – edhe dhomë fëmijësh me dy shtretër dhe tavolinë studimi.
Shiko planifikuesin →
Nën shkallë
Hapësira e humbur bëhet dollap: tërheqëse të larta, sirtarë, garderobë ose kënd pune – sipas lartësive çdo 50 cm.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e ndenjes
Mur TV me komodë të varur, panel druri ose mermeri me LED, vitrina me xham, rafte dhe ura sipër.
Shiko planifikuesin →
Zyra
Tavolina në mur, përballë, në formë L ose zyrë drejtori, me kontejnerë, dollapë për dosje dhe rafte.
Shiko planifikuesin →
Lavanderia
Lavatriçja dhe tharësja në kolonë ose nën pllakë, kosha rrobash tërheqës, dërrasë hekurosjeje, varëse rrobash dhe lavaman.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e ngrënies
Tavolina ngrënie drejtkëndëshe, e rrumbullakët ose ovale me këmbë metali ose druri, karrige të tapicuara, stol dhe komodë ose vitrinë.
Shiko planifikuesin →
Biznes dhe lokale
Barbershop me vende pune me pasqyrë dhe banak, zyrë arkitekture me mur mostrash, agjenci imobiliare me pritje dhe lounge, sallë multifunksionale me tavolina dhe kuzhinë të vogël.
Shiko planifikuesin →
Foto reale dhe çdo element i ndryshueshëm në 3D
- «Foto reale»: dritë natyrale, hije të buta dhe reflektime – si fotografi
- Prek një element në 3D: ndrysho llojin, gjerësinë dhe anën e hapjes
- Frigoriferë të integruar, të lirë, Side-by-Side dhe nën pllakë, frigorifer vere
- Dyer me xham + LED, rafte të hapura, kapak që ngrihet
- Dysheme: parket, hap peshku, beton, mermer, terrazzo – dhe ngjyra e murit
- Dhoma e gjumit e re: shtrat, komodina, garderobë dhe komodë
Nga skica e klientit te oferta e nënshkruar
Gjashtë funksione që nga tetori janë brenda për të gjitha kompanitë – pa pagesë shtesë.

Skica e klientit → dy propozime me arsyetim
Klienti e vizaton dhomën në telefon (muret, dera, dritarja, uji, 380 V). Në CRM shtyp «Propozim nga skica» – planifikuesi tregon dy propozime (p.sh. L ose U) dhe thotë pse: lavamani te uji, pllaka te 380 V, dritarja e lirë, dera e papenguar. Plus këshilla arkitekti: kalimi, trekëndëshi i punës, hapja e derës. Edhe për dhomë gjumi (muri i shtratit, garderoba) dhe dhomë ndenjeje (muri i TV-së, distanca e shikimit).

3D në ekran të plotë – edhe në iPad dhe iPhone
Një prekje dhe 3D-ja e mbush gjithë ekranin. Pamjet «Nga lart», «Muri A», «Muri B» dhe «3D» mbeten gjithmonë të dukshme, bashkë me «Kthe prapa», hapjen e dyerve dhe instalimet.

Link për nënshkrim
Klienti e hap ofertën në linkun e vet, pa llogari: e sheh 3D-në, komenton dhe nënshkruan me gisht. Nënshkrimin dhe komentet i sheh menjëherë në panel.

139 modele të reja – trendet e Evropës 2026
40 kuzhina të reja dhe 99 modele të reja dhomash (gjumi, ndenje, ngrënie, garderobë, shkallë, zyrë, lavanderi, biznes) sipas trendeve nga Gjermania, Italia, Zvicra, Austria dhe Skandinavia – 252 modele gjithsej, të gjitha në planifikues dhe në mobiljetipp.com/mobiljet.

Lead-et me e-mail, kontakt të dëshiruar dhe konfirmim
Klienti shkruan e-mailin dhe zgjedh WhatsApp, telefonatë ose e-mail; merr menjëherë konfirmimin me hapat, linkun e skicës dhe fletën e matjes. Në panel e sheh kontaktin e dëshiruar dhe nëse klienti dërgon foto të kuzhinës që do.

Paketet e pajisjeve në ofertë
Eco, Standard ose Premium (Beko, Gorenje, Electrolux, Bosch) me një klik në ofertë – furra, pllaka, aspiratori, frigoriferi dhe lavastovilja, të ndara nga mobiljet.

Plani i prerjes për punëtorinë
Lista e pjesëve me kante dhe vendosja në pllaka 2800 × 2070 mm si PDF. Pjesët e pjerrëta nën shkallë dalin si trapez me lartësi fillim/fund dhe kënd – pa hamendje te sharra.

Lead-et në CRM
Kërkesat nga mobiljetipp.com MobiljeTipp t'i lëshon me emër dhe numër. Ti e çon çdo lead nga «i ri» deri te «i montuar», me shënime dhe histori. Provizion vetëm për porosi të nënshkruara, sipas marrëveshjes së partneritetit.
Prej matjes te oferta, në një vend

Hap dyert në 3D
Klienti e sheh çka ka brenda: varëse, sirtarë, tërheqëse dhe rafte. E kupton funksionin, jo vetëm ngjyrën.

Oferta PDF me pamje 3D
Çmimi llogaritet me çmimet e tua, montimin dhe TVSH. PDF me pamje 3D, plan me masa, listë pjesësh dhe plan prerjeje për punëtorinë.

Kërkesa nga klientët
Klientët e përshkruajnë çka u duhet. Planifikuesi hapet me masat e tyre dhe ti e dërgon ofertën me një klik – kërkesat nga faqja jote e kompanisë gjithmonë falas, kërkesat nga mobiljetipp.com sipas marrëveshjes së partneritetit.
Klientët kërkojnë mobilje. Kërkesat vijnë te ti.
Kuzhinë, garderobë, nën shkallë, mur TV apo zyrë: klienti zgjedh fushën, masat dhe buxhetin në mobiljetipp.com ose në faqen tënde të kompanisë. Si partner i sheh kërkesat për fushat që i prodhon.
- Kërkesat e klientëve për partnerët – sipas marrëveshjes së partneritetit
- Kërkesat nga faqja jote mobiljetipp.com/emri-yt: falas
- Planifikuesi hapet me masat e klientit
- Klienti e merr ofertën me PDF në linkun e vet
Planifikuesi 3D: 65 €/muaj ose 590 € për 12 muaj + 120 € instalim · Paketi Web + PC + Faqja: 1.499 € nga 01.12.2026.
Krejt mobileria jote, në një vend
Faqja jote, shopi, planifikuesi 3D, CRM dhe ekipi – në 30 sekonda.
Bëhu partner i verifikuar
Klientët në mobiljetipp.com nuk shohin listë kompanish: MobiljeTipp është kontakti i tyre, prodhimin dhe montimin e bën një partner i verifikuar. Kalimi i kërkesave të klientëve rregullohet me marrëveshjen e partneritetit.
Rregullat për partnerët
- Regjistrim vetëm me NUI dhe të dhëna të plota
- Punishte e vet dhe ekip montimi i vet
- Punë sipas planit 3D dhe ofertës së nënshkruar
- Ofertat i përgatit dhe i dërgon vetë kompania – pa firma të treta
- Respektimi i afateve: 3 javë në Kosovë, 4–6 javë për Evropë
Si të masësh – për çdo fushë
Udhëzime me skica për kuzhinë, garderobë, dhomë gjumi, nën shkallë, mur TV dhe zyrë, plus fletë matjeje për ta printuar.

Prej demos live te klienti i parë
Demo live në Google Meet
Rreth 30 minuta: ta tregojmë krejt me një projekt tëndin.
24 orë test
Të gjithë planifikuesit, 3D, foto reale dhe ofertë PDF – version demo me shenjë uji.
Vendos ti
Nëse vazhdon, e aktivizojmë llogarinë me çmimet e tua pas pagesës.
Merr kërkesa, dërgo oferta
Nga faqja jote mobiljetipp.com/emri-yt – dhe si partner i verifikuar, sipas marrëveshjes, edhe nga mobiljetipp.com.
Krejt online, krejt digjitale – e shpjeguar thjesht
Online nga fillimi
Demo në Google Meet, qasja me e-mail, konfigurimi i çmimeve dhe materialeve online. Pa instalim, në kompjuter, tablet dhe telefon.
Funksione të reja çdo tremujor
Çdo tremujor vijnë përditësime, përmirësime dhe funksione të reja – për të gjitha kompanitë, pa pagesë shtesë.
Edhe në vend, nëse e dëshironi
Preferoni takim në punishte? Vijmë me kënaqësi – na shkruani ose na thirrni.
Çmime të qarta – dy pakete
Planifikuesi 3D me 1 qasje për 590 € në vit ose 65 € në muaj (plus 120 € instalimi një herë) – ose nga 01.12.2026 paketi Web + PC + Faqja me shop dhe CRM për 1.499 € një herë.
Planifikuesi 3D për kompaninë tënde
ose 65 € në muaj
+ 120 € instalimi një herë (logo, të dhënat e kompanisë, IBAN, çmimet) · 1 qasje
Të gjithë planifikuesit, ofertat dhe faturat me logon tënde, paradhënia dhe kërkesat e klientëve nga faqja jote.
Krejt çka përfshinPaketi Web + PC + Faqja
Web dhe PC · vlen 2 vjet · instalimi dhe trajnimi të përfshirë
- Faqe profesionale e kompanisë me produktet e tua sipas kategorive (foto, përshkrime)
- Shop online: porosi dhe kërkesa për ofertë direkt nga faqja
- CRM në panelin e kompanisë: e ndjek çdo klient nga kërkesa deri te montimi
- Planifikuesi 3D i MobiljeTipp i përfshirë (të 9 planifikuesit), në web dhe në PC
- Instalimi dhe trajnimi i ekipit tënd
Vazhdimi pas 2 vjetësh: ____ € / vit
Detajet dhe krahasimi| Çka përfshihet | 590 €/vit ose 65 €/muaj | 1.499 € |
|---|---|---|
| 9 planifikues 3D, oferta dhe fatura me logon tënde | ✓ | ✓ |
| Qasja | 1 qasje | Web dhe PC |
| Instalimi: logo, të dhënat e kompanisë, IBAN, çmimet | 120 € një herë | I përfshirë |
| Faqe e kompanisë me produktet sipas kategorive | Faqja bazë mobiljetipp.com/emri-yt | ✓ |
| Shop online (porosi dhe kërkesa) | – | ✓ |
| CRM në panelin e kompanisë | – | ✓ |
| Trajnimi i ekipit | – | ✓ |
| E disponueshme | Menjëherë | Nga 01.12.2026 |
| Vlefshmëria | 12 muaj (vazhdim 590 €/vit) ose mujore 65 € | 2 vjet, pastaj vazhdim / vit |
A mund ta provoj falas?
Po. Së pari ta tregojmë live në Google Meet (rreth 30 minuta). Pastaj e merr qasjen për 24 orë: të gjithë planifikuesit, pamja 3D, foto reale dhe oferta PDF – si version demo me shenjë uji. Pa kartë.
Kush mund të regjistrohet?
Vetëm kompani serioze me NUI, punishte të vet dhe ekip montimi të vet. Ofertat i përgatit dhe i dërgon vetë kompania – pa firma të treta.
A mund të bëj edhe faturat?
Po. Nga oferta e pranuar krijon faturën e paradhënies (10–50 %) dhe faturën përfundimtare me logon, NUI-n, numrin fiskal dhe IBAN-in tënd – me ose pa TVSH. Kuponin fiskal e lëshon si deri tani me pajisjen tënde fiskale.
Qysh bëhet aktivizimi?
Rezervon demon live në Google Meet. Pas demos të dërgojmë ftesën me e-mail – hyrja bëhet me e-mail dhe fjalëkalim. Pas testit 24 orë vendos ti: të dërgojmë faturën dhe pas pagesës e konfigurojmë online çmimet, materialet, logon dhe modelin e ofertës.
A ka foto reale të projektit?
Po. Butoni «Foto reale» në pamjen 3D e llogarit projektin me dritë natyrale, hije të buta dhe reflektime – zakonisht 10–40 sekonda. Fotoja shkarkohet si JPG dhe hyn edhe në ofertën PDF.
A mund ta ndryshoj çdo element në 3D?
Po. Prek një element në 3D: ndrysho llojin, gjerësinë, anën e hapjes së derës, derë me xham ose raft të hapur, shto ose fshi elemente. Dyshemenë dhe ngjyrën e murit i zgjedh me një klik.
Pse duhet NUI në regjistrim?
MobiljeTipp është për biznese. Me NUI sigurohemi që kërkesat e klientëve shkojnë vetëm te partnerë të regjistruar dhe të verifikuar.
A duhet të vini te ne?
Jo. Krejt bëhet online dhe digjitalisht: demo në Google Meet, qasja me e-mail, konfigurimi online – e shpjeguar thjesht. Nëse dëshironi takim në vend, vijmë me kënaqësi.
A përditësohet softueri?
Po. Çdo tremujor vijnë funksione të reja, përditësime dhe përmirësime – për të gjitha kompanitë, pa pagesë shtesë.
A funksionon në telefon?
Po, në telefon, tablet dhe kompjuter, pa instalim. Për planifikim të gjatë rekomandojmë tablet ose kompjuter.
Çka është CRM-i në paket?
Një listë klientësh në panelin e kompanisë: çdo kërkesë nga faqja jote, nga shopi ose nga mobiljetipp.com bëhet klient me status (kërkesë, ofertë e dërguar, e nënshkruar, në prodhim, e montuar), shënime, afate dhe të gjitha ofertat dhe faturat në një vend. Asgjë nuk humbet në WhatsApp.
Çka është shopi – a shes online?
Produktet e tua sipas kategorive me foto, përshkrim dhe çmim (ose «çmimi me kërkesë»). Klienti i fut në shportë dhe dërgon porosi ose kërkesë për ofertë – pa pagesë online. Kërkesa hyn në CRM, ti e konfirmon çmimin dhe afatin dhe e lëshon faturën si zakonisht.
Çka ndodh pas 2 vjetësh te paketi 1.499 €?
Faqja, shopi dhe CRM-i vazhdojnë nëse e paguan vazhdimin (çmimi për vit: ____ €). Nëse nuk e vazhdon, të dhënat mbeten 90 ditë për eksport; planifikuesi 3D (590 € + 120 € instalimi) mbetet pa afat.
Shiko MobiljeTipp live në Google Meet
Rezervo demon live: ta tregojmë krejt me një projekt tëndin. Pastaj e provon vetë 24 orë falas. Pa kartë, pa kontratë.