Kuzhina në 3D – edhe me ishull
Formë I, L ose U, ishull me spore, lavaman dhe ulëse. Ngjyrat, pllaka dhe dorezat ndryshohen live para klientit.

Planifikuesin ta tregojmë live në Zoom me projektin tënd. Pastaj e provon vetë 24 orë.
Planifikim profesional për kuzhina
Formë I, L, U dhe ishull
Ishull me spore, lavaman ose vetëm sirtarë, me ulëse, llamba mbi ishull dhe pllakë që zbret anash.
10 kuzhina komplete + 42 dizajne
Nordic Island, Noir Gola, Walnut Loft, Oak & Marble … forma, pajisjet, materialet dhe dyshemeja me një klik.
Frigoriferë dhe pajisje
I integruar, i lirë 60 cm, Side-by-Side 90 cm, nën pllakë, frigorifer vere, kolonë furrë + mikrovalë, furrë poshtë sporeve – inox ose e zezë.
Çdo element në 3D
Prek elementin: ndrysho llojin, gjerësinë, anën e hapjes, dyer me xham + LED, raft të hapur ose kapak – ose shto element të ri.
Foto reale dhe dysheme
Parket, hap peshku, pllaka beton, mermer, terrazzo, travertin dhe ngjyra e murit. «Foto reale» me hije të buta për klientin.
Ngjyra të kombinuara
Fronte të ndryshme poshtë, sipër dhe te kolonat, nga katalogu EVOGLOSSA.
Blum, instalimet dhe prerja
Numërim automatik i Blum, plan i instalimeve dhe plan prerjeje me pllaka të optimizuara.
Modelet e gatshme










Nga masat te oferta për kuzhinë – në 22 sekonda
Klienti e sheh mobilien në 3D, çmimi llogaritet vetë dhe oferta PDF del për 5 minuta. Krejt planifikuesin ta tregojmë live në Zoom – me një projekt tëndin.
Pas demos e provon vetë 24 orë falas – pa kartë, pa kontratë.
Si ta masësh kuzhinën
- Mate çdo mur në tri lartësi: në dysheme, në 90 cm (pllaka) dhe në 150 cm (dollapët e sipërm).
- Te forma L dhe U mate secilin mur prej këndit.
- Lartësia e tavanit në disa pika; shëno trarët dhe kanalet.
- Dritaret: largësia prej këndit, gjerësia, lartësia e parapetit dhe nga hapet krahu.
Shiko MobiljeTipp live në Zoom
Rezervo demon live: ta tregojmë krejt me një projekt tëndin. Pastaj e provon vetë 24 orë falas. Pa kartë, pa kontratë.